Instituti Shqiptar për Çështjet Publike – AIPA, në kuadër të projektit “Për një Mjedis dhe Zhvillim të qëndrueshëm: Mendo SAFE – Organizo SAFE – Vepro SAFE”, ka zhvilluar përgjatë muajit prill 2023, konferencën me përfaqësues të Institucioneve të ndryshme publike të cilat kanë në fokus të punës së tyre emergjencat civile.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e parandalimit të krizave dhe emergjencave civile dhe natyrore, sidomos të atyre që shkaktohen nga vetë dora e njeriut. Gjithashtu, Eksperti i kontraktuar nga AIPA z. Demir Osmani ka ndarë sugjerime dhe rekomandime praktike lidhur me mënyrat dhe mekanizmat e parandalimit dhe menaxhimit të emergjencave civile në Shqipëri.
Projekti “Për një Mjedis dhe Zhvillim të qëndrueshëm: Mendo SAFE – Organizo SAFE – Vepro SAFE” po zbatohet nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, me mbështetjen e Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC