Katastrofat Natyrore

Parandalimi dhe Manaxhimi i Fatkeqësive Natyrore

Ka një sërë shkaqesh dhe arsyesh për shfaqjen dhe zhvillimin e krizave dhe fatkeqësive, të cilat vënë në rrezik jetët, shëndetin, arsimin, ekonominë, etj. e qindra mijëra njerëzve çdo vit në rajonin tonë. Disa prej tyre klasifikohen si katastrofa natyrore, kurse shumë prej tyre janë katastrofa të shkaktuara nga njeriu. Ndikimi i të dyjave është katastrofik për individët, komunitetet lokale, bashkësitë kombëtare apo edhe rajonale në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi kryesor i këtij komponenti është të ngrejë një institucion për zbulimin e hershëm dhe paralajmërimin e hershëm të krizave dhe fatkeqësive të mundshme, që do të shërbente si bazë për ndërhyrjet në kohë ose për t'i shmangur ato, ose për të trajtuar me efektshmëri të gjitha pasojat e tyre. Është me rëndësi të madhe që institucioni të jetë në gjendje të përcaktojë treguesit e rrezikut për secilin dhe çdo lloj rreziku, në mënyrë që masat dhe qasjet e duhura të mund të merren ose për të shmangur plotësisht, ose pjesërisht, ose për të përballuar dhe trajtuar siç duhet të gjitha pasojat.

Katastrofat natyrore/gjeo-fizike:
  • Tërmete
  • Stuhi
  • Përmbytjet
  • Rrëshqitje toke
  • Valë nxehtësie/thatësira
  • Zjarre të egra
  • Ndotja e ujit
  • Ndotja e ajrit
  • Ngjarjet ekstreme të motit (për shkak të ndryshimit të klimës)
Katastrofat e shkaktuara nga njeriu:
  • Gjuha e urrejtjes
  • Krimi i urrejtjes
  • Radikalizimi fetar
  • Konfliktet lokale
  • Konfliktet rajonale (minat tokësore janë gjithmonë një kërcënim serioz afat-gjatë)
  • Migrimi i pakontrolluar
  • Kriza refugjatësh
  • Katastrofa industriale
  • Katastrofa strukturore
  • Katastrofa nga rezervat e municionit të vjetër
  • Fatkeqësitë shoqërore (ngarje e dehur, trafik droge, bullizmi, etj.)