Migracioni dhe Refugjatët

Migrimi vazhdon të jetë një fenomen i dy-anshëm për Shqipërinë, i cili, që nga hapja e kufijve në vitin 1991, vazhdon të jetë një vend emigrimi, kryesisht i nxitur nga arsye ekonomike, veçanërisht për rininë. Por gjatë viteve të fundit Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend destinacioni për një sërë kategorish emigrantësh, si personat e zhvendosur nga zonat e konfliktit, refugjatët, azil-kërkuesit, viktimat e trafikimit, etj. Parë nga këto dy kënd-vështrime, ka një spektër shumë të gjerë aktivitetesh që mund të ndërmerren për të trajtuar çështjet e krijuara nga migrimi, si dhe për të përfituar nga ky fenomen për krijimin e kushteve të duhura për zhvillim të qëndrueshëm, jo vetëm për migrantët individualë, por edhe për komunitetin.

Është e domosdoshme që ky komponent, para së gjithash të jetë në gjendje të hartojë një projekt gjithëpërfshirës dhe ndër-dimensional të menaxhimit të migracionit duke marrë në konsideratë interesin kombëtar, si dhe interesin e rajonit, duke përfshirë të gjithë elementët e mëposhtëm:

  • Dokumentet ligjore dhe legjislacioni përkatës ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar – të drejtat dhe detyrimet.
  • Qasjet dhe perspektivat e duhura për kthimin dhe ri-integrimin e shtetasve shqiptarë.
  • Vëmendje e duhur për të shmangur trafikimin e qënieve njerëzore dhe veçanërisht të fëmijëve e grave.
  • Arsimim dhe trajnim profesional mbi punësimin dhe aftësitë.
  • Mbrojtja sociale dhe përfshirja sociale.
  • Zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi i plotë në shoqëri.
  • Ndihma nëpërmjet informacionit për një administrim të integruar koherent dhe bashkëkohor të kufirit dhe policimit në komunitet.

Duke qenë në gjendje të përkthejë të gjitha temat e përmendura më sipër në një projekt të hartuar mirë, si dhe duke e koordinuar atë me veprimtaritë e tjera të këtij Programi, Instituti AIPA, në bashkëpunim me Universitetin Barleti dhe me partnerët e tjerë, do të bëjë të synojnë minimizimin e pasojave negative të migracionit të pakontrolluar dhe maksimizimin e përfitimeve të migrimit dhe ndikimin e tij në zhvillim nëpërmjet investimit, zhvillimit njerëzor, edukimit, inovacionit, etj.