Siguria

Koncepti i sigurisë në ditët e sotme përfshin pothuajse të gjitha aktivitetet njerëzore, dhe pa dyshim që qëndron në krye të listës së nevojave të çdo individi, si dhe të shoqërisë në tërësi. Në çdo skenar të mundshëm, ai nënkupton gjendjen e të qënit i lirë dhe/ose i mbrojtur nga çdo rrezik apo kërcënim. Kjo fillon me nevojat shumë themelore të tilla si strehimi, uji dhe siguria ushqimore, dhe përfundon me ato shumë të sofistikuara si siguria kibernetike; dhe me shumë variabla të ndryshme në mes këtyre të dyjave. Siguria është bërë e domosdoshme në çdo hap të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, duke ndikuar në standardin e jetesës së qindra milionë njerëzve në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara. Problemet që duhen trajtuar kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të dukshme dhe sfiduese; ndryshimi i vetëm është intensiteti i problemit dhe koha, qoftë mungesa e ujit apo ndotja e ujit, mungesa e ushqimit apo ushqimit të ndotur, siguria në punë apo siguria në lagje, minat tokësore apo aksidentet me makinë, vjedhja e të dhënave dhe hakerimi apo sulmet kibernetike të dedikuara, etj.

Institucionet tradicionale dhe të sapo-themeluara janë në një luftë të përhershme për t'i bërë jetët tona më të sigurta. Kontributi i çdo institucioni të mundshëm është i nevojshëm dhe mund të bëjë ndryshimin për brezin aktual dhe brezat që do të vijnë. Të gjitha institucionet e duhura, ndërsa hartojnë strategjitë e tyre të sigurisë dhe planet e veprimit duhet të mbajnë parasysh katër shtyllat e sigurisë: Mbrojtja, Zbulimi, Verifikimi dhe Reagimi, me qëllim që të sigurohet efektshmëria dhe efikasiteti.

Përveç kësaj, çdo institucion, program apo projekt i lidhur me Sigurinë, duhet të ofrojë aftësitë thelbësore të sigurisë, të cilat mund të përfshihen si më poshtë:

  • Aftësitë e ushtrimit të forcës, duke përfshirë aftësinë për të ushtruar fuqinë e përbashkët në mjedis (p.sh. aeroplanmbajtëse, armë dore, armë zjarri);
  • Sistemet mbrojtëse (p.sh. bravat, gardhet, muret rrethuese, softuerët kundër viruseve, sistemet e mbrojtjes ajrore, makinat/postat e blinduara);
  • Sistemet e paralajmërimit (p.sh. sistemet e alarmit, sistemet e radarëve, sistemet e komunikimit);
  • Veprimi diplomatik dhe social që synon të parandalojë situatat e pasigurta nga zhvillimi (p.sh. instrumentet e parandalimit të konflikteve dhe strategjitë e transformimit); dhe
  • Politikat që synojnë të zhvillojnë kushtet e qëndrueshme ekonomike, fizike, ekologjike , etj. të Sigurisë (p.sh. reforma ekonomike, mbrojtja ekologjike, demilitarizimi progresiv, apo edhe militarizimi).